Sonte shfaqet hëna më e madhe dhe më e ndritshme

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Sonte mund të shihet superhëna më spektakolare e vitit 2019, dhe do të shfaqet në qiell më e shndritshme se kurrë.


Arsyeja pse do të jëtë kaq speciale është fakti që hëna e plotë do të gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën. Dhe kjo do ta bëj hënën më të madhe, me të ndritshme dhe përfundimisht do ta terheqë gjithë vemendjen.

Sipas astrologëve “është një takim që nuk duhet humbur” dhe hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7 për qind më e madhe sesa një hënë e plotë normale.

Në orën 22:07, hëna do të gjendet në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra, e asnjëherë tjetër përgjatë të gjithë vitit 2019 nuk do të kemi një hënë të plotë më afër nesh.

Për vitin 2019 parashihen tri hëna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme