Pas 6 muajsh martesë shkurorëzohen misi dhe mbreti i Malajzisë

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-misi, rusja, Oksana Voevodin (26) në fund të nëntorit të vitit të kaluar u martua me ish-mbretin 24 vjet më të vjetër malajzian Muhammad V i Kelantanit (49) në Moskë.

Edhe pse në maj u lindi djali Tengua Ismael Leon, martesa e tyre nuk mbijetoi, ndërsa është interesante se pse dështoi: ai abdikoi në janar pasi që rrodhën detajet nga e kaluara e gruas së tij, e cila më parë ishte reality yll, shkruan KOHA Ditore.

Ai tha se nuk mund të ishte më në krye të Malajzisë, sepse gruaja e tij kishte bërë marrëdhënie seksuale në pishinë në realit show.

Ceremonia e tyre martesore ishte luksoze, aty nuk u konsumua alkool, ndërsa i gjithë ushqimi ishte “hallall”.

Në një rast, misi zbuloi se në shkollë ishte një bandite e vërtetë.

“Kam pasur lidhje me skejterë dhe çiklistë. Më tërhiqnin meshkujt që garonin në to, ndërsa edhe unë çmendesha në biçikletë”, – tha rusja.

Për të, mashkulli duhet të jetë koka e familjes dhe nuk guxon të fitojë më pak se gruaja. Mediat nuk zbuluan se si ajo e takoi mbretin malejzian apo nëse ishte e martuar më parë, shkruan “Daily Mail”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme