Pas 6 tetorit, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh nëse s’ka kryetar shteti

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata thekson se deri në këtë datë, Kuvendi duhet të zhvillojë dhe të përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke e lidhur këtë me nevojën për vazhdimin e funksionimit të institucioneve kushtetuese dhe të institucionit të Presidentit me mandat dhe kompetenca të plota kushtetuese.

Gjykata u ka bërë thirrje deputetëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale kohën e mbetur për përmbushjen e, siç e cilëson ajo, një prej obligimeve themelore kushtetuese, zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas Gjykatës, e drejta e deputetëve për të zgjedhur Presidentin buron nga Kushtetuta dhe është në përputhje me funksionin që u është besuar nga qytetarët përmes zgjedhjes së tyre në Kuvend.

Çfarë ndodh nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar edhe pasojat në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit të përcaktuar.

Në këtë rast, bazuar në nenin 82 të Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet automatikisht (ex constitutione).

Pas shpërndarjes së Kuvendit, duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditësh, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës që rregullojnë zgjedhjen dhe mandatin e Kuvendit, si dhe procedurën për zgjedhjen e Presidentit.

Të ngjashme