Pas Amerikës, edhe BE-ja mbështet hapjen e Zyrës së Tajvanit në Lituani

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit të saj ka theksuar se mbështet plotësisht hapjën e Zyrës së Tajvanit në Lituani, duke theksuar se hapja e saj nuk e shkel parimin e politikës evropiane “Një Kinë”.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe BE-ja ka mbështetur Lituaninë, e cila u gjend nën presion shumë të madh nga Kina, pas hapjës së Zyrës së Tajvanit në Vilnius.

“Ne nuk e konsiderojmë hapjen e një zyre përfaqësuese në Tajvan ose nga Tajvani në Lituani si një shkelje të politikës së BE -së për ‘Një Kinë”, shtoi zëdhënësi i BE -së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditë më parë kërkuan nga shtete të ndryshme të BE-së, por edhe nga Kosova që të ndjekun shembillin e Lituanisë për të lidh marrdënie me Tajvanin.

No description available.

Të ngjashme