Pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit, Prokuroria Themelore nis hetimet

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet lidhur me rastin e zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Han të Elezit, pas vendimit të PZAP-së, për t’i anuluar zgejdhjet në këtë komunë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme