Pas arrestimit të 20 personave, Sveçla shprehet i vendosur për të luftuar krimin e organizuar

Xhelal Sveçla | Foto: EO
Prishtinë | 05 Qer 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar sot një aksion të quajtur operacioni “Emigranti”.

Sveçla përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ky aksion u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”.

Gjatë këtij aksioni Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky është statusi i ministrit Sveçla:

Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!

Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.

Të ngjashme