Pas fitores ndaj Bologna, theret me thikë një tifoz i Milan

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një tifoz i Milan ka mbetur i plagosur rëndë pas therjes me thikë, në fitoren e rosonerëve 3-2 ndaj Bologna, raportojnë mediat italiane

Sipas Sky Italia, tifozi është therur në zonën e barkut në një nga daljet për tifozët mysafirë, në Stadio Dall’Ara, pas përfundimit të ndeshjes.

Bazuar në raportet fillestare, therja me thikë është pasojë e një konflikti që ka shpërthyer mes vet tifozëve të Milan.

Tifozi është transportuar në gjendje të rëndë, për në spitalin Maggiore në Bologna, ndërsa policia është duke vazhduar hetimet për rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme