Manchester City arriti të fitoi me përmbysje ndaj Arsenalit, në kuadër të xhiros së 20-të në Premier Ligë.Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates”, skuadra e Guardiolës triumfoi me rezultat 1-2, në një ndeshje me shumë komente për vendimet e gjyqtarit.Bukayo Saka ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’, duke shenuar 1-0 pas asistimit të Tierney.
Në pjesën e dytë, Gunners lëshuan gjithçka nga dora. Fillimisht një pakujdesi e Granit Xhakës bëri që City të fitonte penallti në minutën e 55’. Këtë penallti e ktheu në gol Riyad Mahrez.
Katër minuta më vonë, Gabriel u ndëshkua me karton të kuq dhe la Arsenalin me një lojtar më pak.Ky karton i kuq ishte shumë i komentuar nëpër rrjetet sociale. Për më tepër, ishte vendimtar pasi Arsenal nuk u mbajt dot deri në fund të ndeshjes.
Pas kësaj humbje, Granit Xhaka ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”, duke thënë se ky rezultat me të vërtetë dhemb.“Ky rezultat me të vërtetë dhemb… ne dhamë gjithçka në mënyrë absolute. Faleminderit për mbështetjen tuaj të mrekullueshme në stadium sot”, shkroi Xhaka në postim