Pas kërcënimit të SBASHK-ut , nesër shqyrtohet projektligji për statusin e arsimtarëve para luftës

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 17:20 | Nga

Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë të mërkurën në mbledhjen e saj Projektligjin për statusin e punëtoreve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Këtë e kanë konfirmuar për Kohën Ditore burime brenda kabinetit të kryeministrit.

Miratimi i këtij projektligji është kërkesa kryesore e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e cila së fundi ka kërcënuar që nëse deri të enjten nuk i dërgohet Kuvendit, të futen në grevë të përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme