Ekonomia Online
FUNDIT

Pas kolapsit financiar, Argjentina me masa të reja ekonomike

Pas kolapsit financiar, Argjentina me masa të reja ekonomike

Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, ka premtuar një sërë masash ekonomike, që shumë i shohin si një përpjekje për të rritur mundësitë e tij për rizgjedhje në post pas paraqitjes së dobët në sondazhe. Qeveria argjentinase thotë se ka rënë dakord me tregtarët e shitjes me pakicë për të rregulluar çmimet për 60 produkte bazë për […]

Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, ka premtuar një sërë masash ekonomike, që shumë i shohin si një përpjekje për të rritur mundësitë e tij për rizgjedhje në post pas paraqitjes së dobët në sondazhe.

Qeveria argjentinase thotë se ka rënë dakord me tregtarët e shitjes me pakicë për të rregulluar çmimet për 60 produkte bazë për të paktën gjashtë muaj.

Ministri i Financave, Nicolas Dujovne, shprehet se qeveria kërkon të sjellë lehtësim për familjet argjentinase në këtë kulm të inflacionit.

“Ne i konsiderojmë këto masa të reja si fillimin e një faze të re, ku po lëmë pas paqëndrueshmërinë e monedhës, që ka pasur një ndikim kaq dramatik në jetën tonë të përditshme gjatë vitit të kaluar. Kjo paqëndrueshmëri shpjegon në një masë të madhe nivelet e larta të inflacionit që kemi parë, veçanërisht në muajt e fundit, mars dhe prill”, Dujovne, përcjell Telegrafi.

Inflacioni po përshpejtohet si rezultat i krizës së kursit të këmbimit vitin e kaluar, që e zhvlerësoi peson argjentinase me më shumë se 50 për qind. Rritja e çmimeve vjet ishte 47.6 për qind, më e larta që nga viti 1991.

Banka Qendrore e Argjentinës kishte rritur normat e interesit pasi peso kishte vazhduar të bie ndjeshëm.

Inflacioni në Argjentinë vazhdon të jetë një problem i vazhdueshëm, ku në vitin 2017 ishte në 25 për qind, shkalla më e lartë në Amerikën Latine përveç Venezuelës. 

Të ngjashme