Pas Konjufcës edhe Kurti takon ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë për Kosovën, Elita Kuzma.
Kurti , në shkresën zyrtare thuhet se nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për Kosovën nga Kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin Rihard Kols nga Letonia, ku përmendet nevoja për qasje të barabartë e proporcionale mes palëve në procesin e dialogut, fokusin në stabilitetin e sigurinë e rajonit, si dhe kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë në qasjen destruktive të Serbisë në dialog si dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë. U përmend dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet për vendet baltike dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e ku kryeministri theksoi se Republika e Kosovës që nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin rus.
Bashkëpunimi ynë mbulon sfera të ndryshme, nga fusha e arsimit dhe mbështetja nga “Riga Graduate School of Law” (RGSL) për studentët nga Kosova, e deri tek fusha e sigurisë ku kryeministri veçoi bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me kontingjentin letonez të KFOR-it- tha Kurti.

Të ngjashme