Pas Kosovës edhe Real Madridi mban zgjedhjet e saj të brendshme

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online


7 qershor padyshim është një ditë zgjedhjesh.

Pas zgjedhjeve në vendin tonë edhe gjiganti botëror, Real Madridi do të mbajë zgjedhjet e saj të brendshme që do të vendosin presidentin e ardhshëm.

Në garë janë presidenti aktual, Florentino Perez dhe biznesmeni spanjoll, Enrique Riquelme.

Zgjedhjet te Reali u caktuan nga vetë Perezi, 3 vjet më herët se që ishte planifikuar të ndodhte duke vendosur veten në provë pas 2 sezoneve të dështuara të “Los Blancos”.

Të ngjashme