Pas Kosovës, Scholz shkon në Beograd për një vizitë të shkurtër

| 10 Qer 2022 | 15:25 | Nga

Flamuj të Gjermanisë dhe Serbisë janë shfaqur në qendër të Beogradit në shenjë mikëpritje për kancelarin Scholz i cili pas vizitës në Prishtinë udhëton për në Beograd.

Kancelari Scholz do të pritet nga president serb Aleksander Vuçiq shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Temë kryesore diskutimi pritet të jetë edhe mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.

Tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz e ka nisur turin e tij dy ditor në Ballkan me qëndrimin në Prishtinë.

Të ngjashme