Pas lëndimit të Martialit, Sançezi mund të mbetet te Unitedi

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po pret ta kuptojë se sa i rëndë është lëndimi i sulmuesit Anthony Martial, para se të vendosë a ta largojë apo ta mbajë Alexis Sanchez-in, sipas raportimeve nga ESPN.

Francezi e pësoi një lëndim në kofshë në disfatën 2:1 të United-it ndaj Crystal Palace të shtunën, dhe do t’iu nënshtrohet skanimeve këtë javë.

Interi është interesuar në huazimin e përfaqësuesit të Kilit me opsionin për ta  blerë atë në fund të sezonit, mirëpo United do ta shqyrtojë se a do t’I dalin hesapet.

Të ngjashme