Ekonomia Online
FUNDIT

Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar

Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar

Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët udhëtuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në janar të vitit 2024, ishte 287 mijë e 193 udhëtarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të […]

Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët udhëtuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në janar të vitit 2024, ishte 287 mijë e 193 udhëtarë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Numri i udhëtarëve në total ishte 287 mijë e 193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2023)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Të ngjashme