Pas marrëveshjes me SHBA-në, Gjermania i dërgon Ukrainës sisteme Patriot shtesë

A Patriot missile launcher stands ready at an airfield in eastern Poland on Jan. 23, 2025. For the past nine months, the 5th Battalion, 7th Air Defense Artillery Regiment (5-7 ADA) has provided Patriot missile defense in Poland, supporting ongoing missions in Europe to assure NATO allies and deter Russian aggression. On Jan. 31, 2025, German Patriot missile launchers will replace those from 5-7 ADA, allowing the battalion to return to Baumholder, Germany, where they will train, equip, and modernize in pr
Prishtinë | 20 Nën 2025 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Pas një marrëveshjeje midis Sekretarit amerikan të Luftës Pete Hegseth dhe ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën, Gjermania ka përmbushur premtimin e saj për të furnizuar sisteme shtesë Patriot për Ukrainën.

Gjatë bisedimeve të tyre në korrik, Gjermania ra dakord të ofrojë sisteme Patriot për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, konfirmoi dorëzimin e sistemeve Patriot nga Gjermania duke thënë se, me marrëveshjet që tani po përmbushen, Ukraina ka më shumë sisteme Patriot në terren që po vihen në funksion.

“Sekretari i Luftës vazhdon të mbajë premtimin e SHBA-së për të fuqizuar aleatët tanë në uvropë që të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën duke hapur mjete shtesë për Ukrainën përmes investimeve nga Aleatët në Europë”, tha në një komunikatë Komanda Europiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, shkruan gazeta express.

PATRIOT i referohet një sistemi të avancuar raketor të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme