Një burrë është arrestuar të shtunën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj. Ngjarja ka ndodhur më 19 prill rreth orës 12:35. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është ndaluar […]
Pas një mosmarrëveshje goditi një person me motoçikletë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj.
Ngjarja ka ndodhur më 19 prill rreth orës 12:35.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.











