Pas një mosmarrëveshje me dy burra, gjilanasi njërin e sulmoi e tjetrit ia dëmtoi veturën

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit, pasi i njëjti ka pasur një mosmarrëveshje në komunikacion me dy  burra.

Pas kësaj, i dyshuari njërin e ka sulmuar e tjetrit ia ka dëmtuar veturën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime njërit nga dy viktima meshkuj kosovarë dhe viktimës tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tutje, policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme