Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur dy mbledhje të njëpasnjëshme në fillim të këtij muaj, pas presionit të opozitës, meqë ka dy muaj që ky organ si më i larti në qeverisjen komunale të kryeqytetit nuk ka mbajtur asnjë mbledhje të rregullt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbledhjet janë thirrur për datat, 7 dhe 8 gusht, përderisa gjatë muajve qershor dhe korrik nuk ka pasur asnjë mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kryesuesi i KK-së, Agim Kuleta, nuk u është përgjigjur telefonatave të “Kohës Ditore” në lidhje me mosmbajtjen e seancave për një kohë të gjatë, ndërkaq përfaqësues të opozitës në Kuvend kanë thënë se këto mbledhje janë ftuar tek pas presionit të opozitës.
Pavarësisht kësaj, opozita ka bërë të ditur se në agjendë nuk janë vënë pikat e rendit të ditës për problemet e shumta që ka kryeqyteti…