Qytetarët e Mitrovicës, të cilët infektohen me koronavirus do t’i marrin nga 50 euro, raporton Gazeta Express.
Vendimi është marrë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Donjet Bislimi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë, vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!.
Ndryshe, dje Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim që t’i ndajë nga 50 euro për qytetarët e infektuar me koronavirus, ndërsa nga 100 do të ndahen për pensionistët.