Pas Ramës, Reeker takon Bashën në seli

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit për mbi një orë me kryeministrin Edi Rama, Ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Diplomati amerikan është shoqëruar në selinë blu edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ai do të takohet me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, ndërsa u prit në hyrje nga sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe depueteja e zgjedhur demokrate, Jorida Tabaku.

Ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, po zhvillon një tur takimesh në Ballkan.

Pas vizitës në Milano, ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Të ngjashme