Pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, sërish në Kushtetuese dorëzohen disa lëndë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 09:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Ngritja e Zërit” për herë të shtatë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padi rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supremes, pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Jahir Bejta, drejtor i Organizatës “Ngritja e Zërit”, tha se për herë të shhatë po i drejtohen Kushtueses për vlerësimin e kushtetutshmërisë për vendimet e marra nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Për herë të shtatë i kemi sjellë dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të marra nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës përkitazi me dëmet e luftës. Kemi ardhur dhe do të vijmë deri në realizimin e petitumit me konstatim se kërkesat i kemi të bazuara me ligj. Gjykata Themelore padrejtësisht i kanë refuzuar dhe hedhur paditë për kompensim të dëmet”.

Ai ka sqaruar se të gjitha paditë e bëra u janë refuzuar nga gjykata në vend, me arsyetimin e nuk kanë të drejtë të shqyrtojnë këto lëndë, duke i adresuar palët paditëse për në gjykata në Beograd.

“Gjykata e Apelit i kanë refuzuar ankesat. Gjykata Supreme nuk e ka lejuar procedurën e revizionit. Gjykata kushtetuesen trajton si të papranueshme kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë, ky është refuzimi i padrejtë”.

“Gjykatat Themelore janë të detyruara t’i shqyrtojnë të gjitha paditë. Janë kompetente gjykatat në vendin ku ka pësuar dëmi. Gjykata Themelore janë të obliguara që vendimet e veta ti harmonizojnë sipas gjykatave evropiane në Strasburg sipas Kushtetutës. Gjykata Themelore palët paditëse i adresojnë në gjykatat e Beogradit”.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është e detyruar t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve në çdo kohë.

“Gjykata Kushtetuese, mendimi jonë është se të duhet t’i mbuloj marrjen juridike të gjykatat, duke na hedhur dhe duke i marrë të papranueshme kërkesat, pasi ka obligim t’i shqyrtoj shkeljet e dispozitave ligjore që janë në kundërshtim me kushtetutën. Me përparësi implementimi Gjykata Kushtetuese nuk është duke intervenuar në rastin kur shkelen të drejtat e qytetarit. Gjykata Kushtetuese është e detyruar të mbroj të drejtat e qytetarit në çdo kohë”.

Ai ka thënë se pa ndodhur procesi i Vettingut, nuk mund të ketë drejtësi për viktimat e e lufës, raporton EO.

“Duhet të kryhet Vettingu apo spastrimi në drejtësi, nëse ndodhë Vettingu shihet një dritë në fund të tunelit dhe të bëhet një rikthesë e të shqyrtohen lëndët dhe të jenë të aplikueshme me ligjet në Kosovë dhe Kushtetutën dhe konventën”.

Avokati Kadri Osaj, tha se qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave Themelore janë absurde.

“Nuk jemi vend i vetëm që kemi denoncuar një vend tjetër. Qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave Themelore janë absurde për faktin se kur marrin vendimin e tyre nuk i shfletojnë praktikat e tyre gjyqësore. Janë të padrejta dhe padrejtësisht janë refuzuar”.

“Mbesim  me shpresë që të veprojmë më kujdes dhe të shfletojmë, qoftë praktikën ndërkombëtare dhe ta nxjerrim një vendim të ligjshëm me dispozita ndërkombëtare”.

Të ngjashme