Pas rinovimit hapet Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 3

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 12:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka hapur Qendrën e Mjekësisë Familjarë numër 3. Në hapjen e kësaj qendre merrnin pjesë kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetarin Selim Pacolli dhe drejtorin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Arben Vitia.

Sipas zyrtarëve të Komunës, renovimet në këtë qendër kanë ndikuar në gjithëpërfshirje, duke iu krijuar qasje edhe personave me nevoja të veçanta si dhe të moshuarve.

Më parë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës brenda Qendrës, ka qenë e pashfrytëzueshme. Tashmë, i gjithë objekti është i furnizuar me pajisjet më moderne, me ç’rast është lehtësuar dukshëm edhe puna e stafit shëndetësor.

Kreu i Komunës, Ahmeti, tha se tani më kanë mbetur shumë pak qendra të cilat duhet të rinovohen në mënyrë që këto të fundit të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët si dhe të jetë të konkurrueshme me shërbimet në qendrat private, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se të gjithë renovimet e bëra në qendrat e mjekësisë familjare janë duke u bërë nga një kopani, e cila ka ofruar një çmim modest për realizimin e projekteve të tilla.

Shyqyrije Rugova, drejtoreshë e kësaj qendre, u shpreh e kënaqur me punën e bërë. Rugova tha se me përmirësimin e kushteve do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët.

 

Të ngjashme