Juventusi është i interesuar për shërbimet e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, të cilit kontrata me kampionin spanjoll i mbaron në qershor të vitit 2021.
Kontaktet mes Juventusit dhe Real Madridit janë të vazhdueshme dhe Zonja e vjetër është e gatshme ta shfrytëzojë këtë për të bërë ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin spanjoll, raporton Gazeta Express.
Bardhezinjtë i kanë ofruar Ramosit ribashkim me ish-yllin e Realit, Cristiano Ronaldo, në Torino.
Ramosi ka pagë vjetore në vlerë prej 12 milionë eurosh tek skuadra madrilene, por kontrata i mbaron në qershorin e ardhshëm.
Por, jo vetëm Juventus, edhe skuadra të tjera janë duke e përcjellë nga afër situatën e mbrojtësit spanjoll.
Ramos është pjese e Realit të Madridit që nga viti 2005, kur iu bashkua nga Sevilla për 27 milionë euro.
Spanjolli me fanellën e Realit i ka gjithsej 654 paraqitje, 98 gola të shënuara dhe 39 asiste.
Ai është lojtari i katërt në histori të madrilenëve me më së shumti paraqitje në të gjitha garat.