Pas shkarkimit, reagon asamblisti

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 13:21 | Nga

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka bërë të ditur përmes një deklarate se ka shkarkuar tre asamblistë të saj për shkak se nuk e kanë respektuar qëndrimin e partisë në seancën solemne të Kuvendit Komunal.

Ndër të shkarkuarit është edhe asamblisti Gani Haliti. Pas deklaratës së partisë ai ka reaguar duke e quajtur atë si deklaratë të nxjerrë nga njerëz jo kompetent.

“Duke marrë për bazë se kjo Deklaratë është nxjerrë nga përsona jo kompetentë pasi që PDK është në zgjedhje të brendshme dhe nuk kanë të drejtë të linqojnë anëtaret e vetë më besnik”, thuhet në deklaratën e tij.

Pavarësisht qëndrimit të PDK-së, ai ka thënë se do të qëndrojë besnik i kësaj partie duke u shërbyer qytetarëve.

“Të nderuar përmesë kësaj deklarate deklarohet dhe njeherit betohet se do të jemë anëtarë besnik ndaj PDK-SË dhe zëri i qytetarëve. Shpresoj që këtë reflektim dhe kërkim falje, duke analizuar shkaktarin e vertet brenda PDK-SË për humbjen e zgjedhjeve dhe jo të kërkohët në seancen inaguruese”, ka deklaruar më tej ai.

Deklarata e plotë e asamblistit Gani Haliti

Deklaratë Korrektësie

Të nderuar anëtar të PDK-së, miq, familjarë dhe votues të respektuar,

Përmes kësaj deklare ndjejë obligim moral të ju jap sqarime rreth pozicionit tim tejët komplekës në këtë Seancë Inaguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Siç jeni në dijeni, brenda PDK-së me tendencë po krijojnë insinuata linquese për qëllime të pa kuptimëta që shkojnë vetëm në dëmë të PDK-së. Me qenëse jemi në kohë zgjedhjeve të brendshme nuk duhet përfituar në shpinë te tjerëve por bashkarishtë të krijojmë struktura të qendrueshme partiake ku mision primar është interesi qytetar.

SQARIM:

Më është përmendur emri në një DEKLARATË të publukuar në faqen e PDK-SË në Facebook. Në këtë deklaratë tendencioze ka shumë të pa verteta sidomos në rastin tim pasi që nuk është informuar opinioni lidhur me çfar pozicioni kam qenë atë seancë.

Në bazë të Ligjit për Vetqeverisje Lokale nr. 03/L-040, Seancën Inaguruese e udhëheqë Asambleisti më i vjetër (që në këtë rast kamë qenë asambleisti më i vjetër dhe kamë qenë i obliguar pa dëshirën time ta udhëheq këtë senacë), në këtë udhëheqje obligative nuk kamë bërë asnjë të keqe për PDK-NË, tre herë radhasi kamë absternuar dhe nuk e kamë votuar Kryesuesin e Kuvendit.

Të nderuar besnikëria e asambleistit ndaj PDK duhet të matet në projekte konkrete që janë në të mirë PDK dhe qytetarëve në përgjithësi, nuk është dashur të jipen reagime dhe vlerësime vetëm për një seancë inaguruese kur dihet se ne duhet të jemi të bashkuar në një kauzë të përbashkët për të mirën e qytetarëve dhe PDK-SË.

UNË, familja, rrethi dhe miqët jemi ndërë kontribuesit më të mdhenjë në PDK që nga paslufta ku është dëshmuar në çdo palë zgjedhje.

Duke marrë për bazë se kjo Deklaratë është nxjerrë nga përsona jo kompetentë pasi që PDK është në zgjedhje të brendshme dhe nuk kanë të drejtë të linqojnë anëtaret e vetë më besnik.

Të nderuar përmesë kësaj deklarate deklarohet dhe njeherit betohet se do të jemë anëtarë besnik ndaj PDK-SË dhe zëri i qytetarëve. Shpresoj që këtë reflektim dhe kërkim falje, duke analizuar shkaktarin e vertet brenda PDK-SË për humbjen e zgjedhjeve dhe jo të kërkohët në seancen inaguruese.

Megjithatë duke ju uruar shëndet dhe suksese në punët tuaja ju kërkoj falje nëse ju kemi shqetësuar me këto deklarata. PDK do të jetë më e fortë se kurr dhe do të reformohet, organizohet drejtë fitoreve të reja me njerëz të ndershëm që kanë MISION të mirën e përgjithshme.

Me respekt !

MSc.Gani Haliti

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme