Pas shpalljes së fitores, Rama feston me simpatizantët e LDK-së

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 21:27 | Nga Kastriot Kokollari

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, pasi e shpalli fitoren në këtë komunë, ka dalë për të festuar me simpatizantët e kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Pas numërimit të 100 për qind të fletëvotimeve në Prishtinë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 51,07% për qind ose 40.658 vota.

Arben Vitia nga LVV ka 48,93% për qind ose 38.958 vota.

Në këtë përiqndje nuk hyjnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Të ngjashme