Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë pas shumë debatesh ka intervistuar Arsim Janovën, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Petrit Pepajn, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit, Eliza Hoxha, propozoi që secili deputetë të bëjë nga një pyetje.
“Për shkak të kohës së limituar propozoj të bëhet vetëm nga një pyetje që të përfshihen të gjithë deputetet”.
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, propozoi që mbledhja të shtyhet.
“Çka ka ndodhur me kërkesën tonë lidhur me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm që neve na duhen që ta bëjmë si duhet këtë komisioni pasi që kemi mungesë të njohurive të elementare. Propozoj të shtyhet kjo mbledhje”.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se puna e Komisionit po shkon kot.
“Është mirë me pas material më shumë. Por ne sot i kemi zyrtar këtu. Ne po tentojmë me hetuar. Unë kam mjaftë pyetje. Po shoh që puna e këtij komisioni po shkon kot. S’është në interes me zgjidh diçka po bëhet politikë këtu”.
“Mos me ardhur në vizitën e parë si komision që kemi bërë t’i Haxhi Avdyli si iniciues i komisioni është e rëndë”.
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, kërkoi nga kolegët deputetë që të jenë korret dhe që mbledhja të vazhdojmë.
“Më vjen keq që ky debat po behet para jush. Ne është dashtë të përgatitemi e të kemi raport të kompletuara. Ne duhet të kemi dokumentacion zyrtare të institucioneve tona. S’jam për me u shty ky takim. Ne jemi për të hetuat dhe do të shkojmë deri në fund. Të jemi korrekt.”
Deputeti i LDK-së, iniciues i këtij Komisioni, Haxhi Avdyli, tha se po humbet kohë pa nevojë më këto lloj debatesh, raporton EO.
“Unë mendoj që koha e këtij komisioni është duke ikur dhe ne duhet ta shfrytëzojmë rastin që të informohemi sapo pak. Materiali edhe nëse kish ardhur dje ose pardje kish me qenë vështirë me lexuar atë raport”.