Pas zënkave Veliu-Osmani, reagon Imri Ahmeti

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shkruar se refuzon lojërat politike në këtë kohë pandemie.

Ahmeti thotë se hesapet e tyre personale nuk mund ta rrënojnë shtëpinë e madhe.

“Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.

Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.

Refuzojmë, Refuzojmë…

Të ngjashme