Dy gjyqtare që punonin në Gjykatën Supreme janë vrarë të dielën në Kabul, thonë autoritetet zyrtare afgane.
Ato ishin qëlluar derisa po udhëtonin për në zyrën e tyre në një automjet.
Vrasjet ndaj dy gjyqtareve janë të fundit në zinxhirin e vrasjeve që kanë ndodhur muajve të fundit e ku janë përfshirë edhe gazetarë, aktivistë dhe figura të tjera politike.
Dhuna po ndodh në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump po vazhdon tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duke lënë vetëm 2500 prej tyre.
Zëvendëspresidenti afgan i ka thënë BBC-së se tërheqja e SHBA-së rrezikon të shtojë më shumë dhunë në vendin tashmë të paqëndrueshëm.