Pasuesi i Lajçak po përgatit draft për dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e bisedimeve midis dy palëve.

Në profilin e tij në “X”, Pahor të shtunën ka shkruar se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).

Për këtë arsye, siç shkruan Pahor, nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, ka shkruar tutje Pahor.

Lajçak do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar në gusht të këtij viti dhe si zëvendësues është përmendur Pahori.

Të ngjashme