“Pasuria e Serbisë në Kosovë është 200 miliardë dollarë”

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 13:34 | Nga

Propozimi Ivica Daçiqit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vazhdon të mbetet temë në mediet serbe.

Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, e cila e citon Daçiqin, pas këtij “gjesti bujar” Beogradi pret edhe kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazete e ka uzurpuar Kosova.

“Me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat kanë pasur 1 350 objekte në Kosovë. Fondi për Zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro”, shkruan gazeta.

“Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”, shkruan kjo gazetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme