Pasuria e Vladimir Putinit

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar 118.897 euro të ardhura për vitin 2018, sipas faqes zyrtare të Kremlinit. Të ardhurat mesatare mujore të Putinit arrinin në rreth 10 mijë euro.

Sipas autoriteteve ruse, nuk ka ndryshime në pasurinë e presidentit Putin, i cili zyrtarisht në posedim ka një apartament prej 77 m2 me një vend parkimi, dhe një apartament të dytë me sipërfaqe prej 153.7 m2 dhe me vend parkimi. Të dyja këto banesa ndodhen në Rusi.

Presidenti Putin zotëron edhe dy automjete që janë model i rrallë, Volga Gaz M21 dhe një Niva.

Të ardhurat e Putinit për vitin 2018 ishin rreth 137 mijë euro më pak krahasuar me vitin 2017, kur deklaroi 257.474 euro.

Përpara vitit 2015, të ardhurat e Presidentit të Rusisë ishin më të ulëta. Në vitin 2013, Putin kishte deklaruar 49.492 euro dhe në vitin 2014 104.484 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme