Pasuria e Murat Mehës, ish-drejtuesit të delegacionit kosovar për demarkacionin me Malin e Zi, tejkalon milionëshin.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Murat Meha ka kryer obligimi e tij ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).
Sipas regjistrit të deklarimit, Murat Meha ka pasuri prej 1 milion e 3 mijë e 700 eurove. Pasuria e paluajtshme rezulton të jetë 626 mijë e 200 euro, apo 300 mijë euro më pak në krahasim me deklarimin e pasurisë të vitit 2016.
Vjet Meha kishte deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën 926 mijë e 200 euro.
Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare Meha në regjistër deklaron se ka 336 mijë e 639 euro.
Në anën tjetër të hyrat vjetore të tij dhe bashkëshortes deklarohen se janë gjithsej 40 mijë e 869 euro.