Pasuritë e Ivanka Trump dhe burrit të saj vlerësohen në 740 mln dollarë

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 13:23 | Nga

Publikimi i fundit është bërë në kudër të zbardhjes së gjendjes financiare për 180 të punësuar në Shtëpinë e Bardhë.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Shtëpia e Bardhë në përputhje me rregullat etike për pasurinë, pasuria e të bijës së presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner, vlerësohet në 740 milionë dollarë.

Publikimi i fundit është bërë në kudër të zbardhjes së gjendjes financiare për 180 të punësuar në Shtëpinë e Bardhë.

Përveç çiftit Trump-Kushner, janë publikuar të dhënat edhe për pasuritë e strategut kryesor Steve Bannon, por edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të presidentit amerikan.

Vitin e kaluar Ivanka dhe Kushner kanë realizuar një përfitim prej 195 milionë dollarë me çka kanë rritur pasurinë e tyre në 740 milionë dollarë.

Njëjtë si vjehrri i tij (para se të bëhet president) edhe Kushner është marrë me patundshmëri duke përfituar të ardhura të konsiderueshme.

Gary Cohn, “dora e djathtë” e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ka një pasuri e cila është vlerësuar në 611 milionë dollarë, që e bën atë të radhitët në listën e të pasurve.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, ai ka shënuar të ardhura në vlerë prej 75 milionë dollarë.

Nga shkaku i lidhjeve të ngushta të bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe veprimtarisë së tyre ekonomike me të ardhura të larta, publiku në SHBA është i shqetësuar se kjo mund të rezultojë me “konflikt interesi”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme