Patriarku i Jerusalemit mbështet Serbinë në “ruajtjen e Kosovës”

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:49 | Nga

Patriarku i Jerusalemit Teofili i dha mbështetje të plotë popullit serb dhe kishës me mesazhin se “Kosova ka qenë gjithmonë dhe do të jetë serbe”.

Kështu ka thënë ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.

Gjatë një takimi me kreun e Kishës Ortodokse të Jerusalemit, ministri serb theksoi se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do të lejojë që ajo të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Patriarku i Jerusalemit nga ana e tij ofroi mbështetjen ndaj Serbisë për siç thuhet “ruajtjen e Kosovës” duke thënë se kisha ishte garantues i ruajtjes së popullit serb në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Patriarkatit të Jerusalemit dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme