Edhe pse do të mungojë në Kuvend Partia Demokratike e Shqipërisë prezanton sot propozimin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë. Pritet që kreu i PD-së Lulzim Basha të prezantojë sot alternativën e opozitës për të ndaluar koncesionet abuzive për mes ligjit “Antimafia”.
Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.
Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes., shkruan Lapsi.al.
Pas këtyre denoncimeve, Basha do të prezantojnë alternativën e zgjidhjes së situatës.