Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sa Lushtaku.
PDK-ja beson se Lushtaku do të shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata Supreme.
Deklarata e plotë e PDK-së:
“Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është një akuzë e pambështetur.
Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i Lushtakut, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është po aq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e Lushtakut.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj Lushtakut të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë”.