Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë nëflagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK-së, është obliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes.
Partia Demokratike e Kosovës, duke dënuar ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton opinion e gjerë, se kjo skenë e mashtrimeve të Vetëvendosjes, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Andaj, të gjithë vëzhguesit e PDK-së, do të jenë në krye të detyrës, për ruajtjen e votës dhe të vullnetit të qytetarëve.
Me këtë rast u bëhet thirrje edhe vëzhguesve të
subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.
Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve. PDK, në Prizren, me këtë rast shpreh shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për parandalimin e veprave kriminale, siç janë vjedhja dhe blerja e votave.
Video e dërguar është bërë nga vëzhguesit e PDK-së, në afërsi të SHFMU “Abdyl Frashëri”.