Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Klinë, njofton se ka vazhduar fushatën elektorale me tubime të mbajtura me anëtare dhe simpatizantë në fshatin Qabiq dhe Volljakë të Klinës. Aty, kandidati për kryetar komune Sokol Bashota ka marrë një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thuhet në njoftimin e kësaj dege.
“Dita e fitores së madhe po afrohet, Volljaku dhe Qabiqi kanë vendosur të jenë pjesë e vazhdimit të qeverisjes së PDK-së edhe për katër vitet e ardhshme. Këtë na dëshmuan me prezencën e tyre madhështore në përkrahje të vizionit të ‘Forcës për Ndryshim’, PDK-së”, ka thënë Bashota.
Sipas tij alternativa me e mirë për zhvillimin e Klinës është PDK-ja e cila gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare ka dëshmuar përkushtim dhe vendosmëri në realizmin e shumë projekteve të cilat kanë lehtësuar jetën e banorëve të Komunës së Klinës.
Bashota, ndër të tjera ka premtuar rregullimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në këto fshatra, si në rrugë në lagje, ujësjellës, kanalizim, fusha sportive në shkolla e tjera.
“Zotohem se gjitha nevojat e juaja do të realizohen brenda katër vitesh”, ka premtuar Bashota. Në tubimin elektoral ka pasur edhe aderime të reja në PDK. Bashota porositi që masovikisht të dilet në zgjedhje dhe të votohet PDK-ja.