PDK bllokon edhe sot hyrjen e Qeverisë, i bashkohet edhe RDK

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të kësaj partie për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës.

PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimisht që seanca e ndërprerë të vazhdojë, ndërsa PDK-ja ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare drejtuar Deharit për caktimin e vazhdimit të saj.

Të ngjashme