PDK dhe LDK lidhin koalicion në Klinë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin që do të zhvillohet me 14 nëntor.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i degës së LDK-së në Klinë Islam Raci.

Me këtë marrëveshje LDK do ta përkrah kandidatin e PDK-së Esad Racin.

Ai në raundin e dytë do të garojë përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Zenun Elezaj, i cili është njëherësh kryetar aktual i Klinës.

Të ngjashme