PDK dhe Nisma lidhin koalicion në komunën e Vushtrrisë

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Idrizi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Idrizi ka falënderuar degën e Nismas në Vushtrri për rreshtimin, sipas tij, të duhur dhe për të mirën e qytetit.

Postimi i plotë i Idrizit:

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.

Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.

Faleminderit!

Na priftë e mbara!

Të ngjashme