Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook i ka ftuar qytetarët që t`i bashkohen nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në orën 15:00 me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore.
“Të dashur qytetarë të mbarë Kosovës, nesër do ta fillojmë rrugëtimin tonë 10-ditësh që Kosovës do t’i sjellë lidership të ri dhe një Fillim të Ri. Ju ftoj edhe personalisht të na bashkoheni në sheshin “Skënderbeu,” në Prishtinë, nesër, në orën 15:00. Shihemi të gjithë te vendi! #FillimiRi“, ka shkruar ai,