Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2020 në mënyrë të përshpejtuar, siç ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Memli Kransiqi nga PDK-ja tha se po tentohet që të keqpërdoret situata e krijua në vend pas shfaqjes së rasteve të reja me Coronavirus.
Sipas tij, kërkesa për kalim të buxhetit është e paarsyeshme.
“Seanca sotme do kishte kuptim për të trajtuar emergjencën e vërtetë për shpërndarjen e vërtet të Coronavirusit. E dimë që janë tri raste dhe pritet. Qeveria ta ketë sot një prioritet tq jetë parandalimi i situatës me Coronavorusin edhe për kundër veprimeve që janë ndërmarrë”.
“Ju po tentoni të keqpërdorni situatën e krijuar. Keni marrë vendim të ndahen 10 milionë euro janë pak ju ftojmë të vini me një vendim nëse ju duhet ndihmë të ndani së paku 25 milionë”.
“Ta merrni ma seriozisht që në këtë fazë është prioriteti juaj. Kërkesa për kalim të buxhetit është e paarsyeshme. Asnjëherë se kemi kaluar buxhetin në dy lexime për një ditë. Vonesat janë faji juaj është përgjegjësi e juaj”, tha Kransiqi.
“Çdo veprim në lidhje me pandeminë e keni ndihmën 100 për qind, por buxheti duhet te kalojë në procedura të rregullta”.
Daut Hardainaj, nga AAK-ja tha se është keqpërdor situata e krijuar me Coronavirus. Sipas tij, në buxhetin për vitin 2020 janë shkurtuar një numër i madh i projekteve.
“Sot gjatë ditës shumica e kolegëve qe janë edhe mjek kanë marrë telefonat nga QKMF-ja e komunave ku akoma nuk është pa dora e shtetit. Nëse shkoni me pa në Viti e Klinë nuk i kanë as gjerat elementare. Qeveria mundet mi kaluar procedurat edhe me i ndihmuar”, tha ai.
“Nuk është bë zbatimi i Ligjit të Pagave, është ka paragjykohet një vendim që vjen nga gjykata kushtetuese “.
“Nëse Qeveria bien një linjë buxhetore të veçantë jemi për, por iu duhen 2/3 dhe nuk i keni dhe kjo seancë nuk kalon”.
Fatmir Limaj nga Nisma, tha se se seanca për buxhetin duhet t bëhet në seanca të rregullta jo të jashtëzakonshme, duke e quajtur të turpshme këtë kërkesë.
“Si Nismë do jemi të gatshëm me i dhënë mbështetje Qeverisë për të marrë masat ndaj epidemisë”.
“Seanca për buxhet në këto rrethana e kërkuar nuk është e qëlluar është e pandershme. Buxheti është mundësi për deputet për të dhënë mendime”.
“Sot Qeveria po kërkon me shfrytëzuar situatën ta bëjë shpejt e shpejt miratimin dhe kjo është e turpshme”, tha Limaj.
“Po kërkohet me u votuar buxhetin pa e prezantuar Qeveria programi e vet. Jemi kundër dhe do votojmë kundër këtij mocioni”.