PDK-ja ka demantuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje, e cila përmes zëdhënëses Tinka Kurti deklaroi më herët se PDK-ja është tërhequr prej debatit me Glauk Konjufcën.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu–Kodra, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe ka treguar se Hajdar Beqa do të përfaqësojë PDK-në në atë debat, transmeton lajmi.net.
“Nuk kam lexuar se çfarë kanë thënë, por nuk është e vërtetë që PDK-ja nuk do marrë pjesë në debatin e sotëm. Përfaqësues i ynë do të jetë Hajdar Beqa. Me këtë pretendim, Lëvizja Vetëvendosje vetëm sa i paska shumëfishuar gënjeshtrat që ka plasuar këto ditë në publik”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.