Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga President, raporton Ekonomia Online.
Deputeti nga PDK, Elmi Reçica, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që sa më parë ti emëroj anëtarët e KQZ-së.
“PDK është e interesua që ky institucion të jetë sa më parë funksional, sa më parë të emërohen anëtaret e KQZ. Ne kërkojmë që presidenti sa më parë t’i emëroj anëtarët e KQZ-së sipas kushtetues së Kosovë dhe të vijë në funksion sa më parë ky institucion. Ne si PDK jemi dëmtuar më së shumti nga kjo gjendje sepse e kemi një deputet që është duke pritur të emërohet. Mendojmë se çdo vonesë është e dëmshme për këtë institucion. De funksionalizimi i KQZ është i pakuptimtë përderisa sa nuk ka ndonjë vendim”, tha ai.
Deputeti Bilall Sherifi nga NISMA, ka kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet jo çështje e të emërohen anëtarët e KQZ-së.
“I bëj ftesë publike sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje e të vendos ai sepse është i detyruar. Unë mendoj se duhet vendos që 6 grupe parlamentare nga 1 anëtar dhe nëse janë të pakënaqura atëherë duhet të vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Sherfi.