PDK-ja me dy alternativa për kryetar të Prizrenit

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 13:08 | Nga

Zgjedhjet lokale në nivel të vendit do të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti.

Partitë politike tashmë kanë nisur që të përcaktohen për kandidatët e mundshëm për kryetar të komunave.

Burimet e Telegrafit thonë se dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren tashmë ka dy propozine konkrete për kryetar të Komunës.

I pari është kryesuesi i Kuvendit komunal dhe sekretar organizativ i degës, Kujtim Gashi, shkruan Telegrafi.

Si alternativë tjetër është Hasan Hasani, ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren dhe nënkryetar i Degës së PDK-së.

Kujtojmë se qytetin e Prizrenit e udhëheq PDK-ja që nga viti 2007 ndërsa ky është mandati i fundit si kryetar i Ramdan Mujës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme