Lidhur me raportimin në media se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme lokale të dalin me një kandidat të përbashkët, përkatësisht liderin e AKR-së Behgjet Pacollin, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka refuzuar të japë përgjigje, por ka siguruar se partia që drejton do të ofrojë një kandidat të denjë.
Ai ka theksuar se Prishtina si kryeqendër e Kosovës nuk e meriton qasjen dhe drejtimin të cilën e ka pasur në 17 vjetet e pasluftës.
“Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë kandidatin shumë të denjë që kryeqendra e Kosovës, Prishtina, meriton respekt më shumë se sa ka pasur në këto 17 vjetët e fundit. I kërkojmë falje çdo qytetari nëse ka pasur ndonjë deformim, por më së paku ka pasur në qeverisje të kryeqendrës në Prishtinë nga PDK-ja”, ka thënë Veseli në një konferencë për media në të cilën zyrtarizoi themelimin e Institutit për Analiza Politike në kuadër të PDK-së.
“Prishtina nuk e meriton këtë qasje dhe këtë drejtim të cilën e ka pasur në këto 17 vjet”, ka thënë Veseli.