PDK-ja e përkrah marrëveshjen 47 milionë dollarëshe me Fondin OPEC, kundërshtohet nga LDK e AAK

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se do ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar nga Ministria e Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 47 milionë dollarë si mbështetje buxhetore, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se arsyeja që do t’i japin votat për këtë marrëveshje, është se 15 milionë euro do të ndahen për vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë.

“Në dy herët e kaluara e kemi votuar kundër. Në plotësim ndryshimin që e kemi bërë është shtuar një nen, që 15 milionë euro do të ndahen për komunën e Skenderajt dhe Mitrovicës për dëmet që kanë ndodhur nga vërshimet. Dhe pikërisht për këtë ne kemi ndërruar qëndrim dhe pa dyshim do ta votojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Ndërsa dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Të ngjashme