Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit të kësaj komune Besim Hoti, LDK, për shkak të deklaratës së tij bërë ndaj atdhetarit Adem Demaçi, në ditën e varrimit të tij.
Kjo parti deklaratën e sekretarit të degës së LDK-së në Klinë, e quan nënçmuese për Demaçin, duke kërkuar që Hoti të shkarkohet nga pozita e numrit dy të komunës.
duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike. Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së në Klinë që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës”, thuhet në reagim.
PDK me këtë rast ka kujtuar deklaratën e bërë nga Hoti.
“Në ditën e varrimit të “Heroit të Kosovës” (urdhri “Hero I Kosovës” 2010) Adem Demaçit, kur Kosova po mbante zi për vdekjen e tij, ish kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e LDK-së, sekretari i degës së LDK-së në Klinë dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Klinës, Besim Hoti, del publikisht me një deklaratë fyese, nënçmuese dhe shumë diletante për nderin e kombit, fituesin e çmimit “Saharov” për liri të mendimit, njeriun që kombit shqiptar i dha 28 vite të lirisë së tij.Ai, pra Besim Hoti, në deklaratën e tij publike e quan Adem Demaçin, monstrum dhe përçarës! Deklaratë kjo shumë indinjuese për qytetarët e Klinës, Kosovës dhe gjithë shqiptarët”, thuhet në reagim, përcjell KP.
Tutje, dega e PDK-së në Klinë ka njoftuar se nuk do të reagonte sikur Besim Hoti të mos barte pozitën e nënkryetarit të Komunës, “pasi që do ta konsideronte si deklaratë në lajthitje e sipër, naive dhe pa pasoja”.
“Hoti duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike. Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së në Klinë që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës”, thuhet në reagim.